Etrit Berisha do të largohet përfundimisht nga Lazio, transmeton KTV.

Sipas Corriere dello Sport, klubi italian pritet të përfitojë rreth 5 milionë euro nga shitja e portierit shqiptar.

Berisha aktualisht është i huazuar te Atalanta, deri në fund të edicionit.

Portieri prishtinas po kalon në formë të mirë tek Atalanta, duke bindur drejtuesit e klubit të kërkojnë të blejnë kartonin e lojtarit.

Artikulli paraprakNumrat e “El Clasico” / Matja e Real Madridit dhe Barcelonës
Artikulli tjetërPerez u angazhua personalisht! Ramos edhe shumë vite te Real Madrid…