Ndeshja mes Sassuolos dhe Lazios mbylli ditën e shtunë të ndeshjeve në Serie A.

Skuadra e Sarrit arriti të triumfonte me rezultatin 0-2 në këtë udhëtim delikat, duke shtuar 3 pikë në tabelë.  

Të dy golat për Lazion u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht ishte Felipe Anderson, ai i cili në minutën e 28-të zhbllokoi takimin, ndërkohë që Luis Alberto shënoi golin e dytë në minutën e 35-të. Pjesa e dytë e ndeshjes nuk prodhoi gola. Ky ishte suksesi i katërt në 9 javë për kryeqytetasit e Sarrit, që janë pozicionuar në vendin e shtatë, ndërkohë që Sassuolo mban vendin e 13-të me 3 pikë më pak.  Në ndeshjen e radhës Lazio do të presë Fiorentinën, ndërsa Sassuolo luan në shtëpi ndaj Bolognas.  

Vlen të theksohet fakti se Bajrami nuk ishte i disponueshëm për këtë duel, ndërkohë që Hysaj nuk u preferua duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.  

Artikulli paraprakInteri skuadra e vetme evropiane me këto statistika mbreslënëse
Artikulli tjetërMan.United me meritë fitoi te skuadra e fundit