Një tjeyër fitore për Lazion e Mauruzio Sarrit.

Këtë herë kryeqytetasit nuk gabuan sikurse me Napolin, dhe me meritë shënoi fitore 2-0 për të vazhduar të mbetet në mesin e gjashtë skuadrave të para në tabelë, dhe -3 pikë nga lideri Napoli, shkruan Korneri.net

Ciro Immobile edhe këtë herë shënoi i pari, dhe pas këtij goli mysafirët rrezikuan disa herë portën e Lazios, por nuk ia dolën të barazonin rezultatin, ndërsa Luis Alberto në minutën e gjashtë të kohësh shtesë, shënoi për rezultatin final.

Më herët Udinese mposhti në udhëtim 1-3 Sassuolon, Lecce barazoi 1-1 në shtëpi me Monza, kurse Bologna shënoi fitoren e parë sezonale pas triumfit 2-1 ndaj Giorentinës. /Korneri.net

Artikulli paraprakDerbi se jo mahi, që në xhiron e parë të elitës së basketbollit kosovarë, Peja mposhti Prishtinën
Artikulli tjetërItalia e eliminoi Serbinë nga Eurobasketi