Lazio e fitoi derbin e kryeqytetit.

Me fitoren bindëse 3-0, Lazio i dha shkollë futbolli rivalit të vet Romës, që definitivisht pati paraqitjen më të dobët sivjet, shkruan Korneri.net

Ishte kjo fitorja identike e Lazios sikurse dy vite me parë, por krahasuar me atë ndeshje, kjo ishte bindshëm më e merituar pasi loja e skuadrës që drejtohet nga Simone Inzaghi, ishte në nivel shumë më të lartë.

Ciro Immobile e nisi serinë e golave, kurse e dyfishoi atë lojtari më i mirë i ndeshjes, Luis Alberto. I njëjti futbollist shënoi supergol edhe në pjesën e dytë, për rezultatin final. Roma e pati vetëm një rast të mirë që vlen të përmendet, dhe atë pesë minuta para fundit me Edin Dzekon, gjuajtjen e të cilit nga afërsia e ndali portieri Pepe Reina.

Festës së Lazios iu bashkangjit edhe Vedat Muriqi, i cili e zëvendësoi Immobilen nëntë minuta para fundit. Me këtë fitore Lazio ngritet në kuotën e 31 pikëve, tri më pak se Roma që mbetet e treta në tabelë, katër pozicione më lartë se Lazio. /Korneri.net

Artikulli paraprakLearn What Philipines Brides Is
Artikulli tjetërMeïté zyrtarisht i Milanit, do të bartë numrin 18