Alex Ferguson është një legjendë e futbollit botëror. Ai e drejtoi më mirë se askush tjetër në historinë e tij si klub Manchester United. Zëri i tij, edhe pse tashmë në “pension”, është ende më shumë se autoritar në “Old Trafford”.
Duke folur për “Marca”, skocezi i mirënjohur u shpreh për “Topin e Artë”, trofe të cilin, sipas tij, e meriton një dhe i vetëm, Cristiano Ronaldo: “Unë nuk mund të mendoj dikë më të mirë se Ronaldo për ta ngritur trofeun e “Topit të Artë”. Ky është një nga momentet kur ndihem më krenar, sepse e solla vetë te Manchester United dhe luajtëm si klub një rol të madh në karrierën e tij.