Sulmuesi Lautaro Martinez u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij.

Argjentinasi nuk do të largohet nga Interi, pasi me ekipin italian ka firmosur kontratë të re, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

Me kontratën e re, Lautaro do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2028 pasi kontrata e mëparshme i skadonte në vitin 2026.

Po ashtu, me kontratën e re, Lautaro do të ketë pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, si dhe një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro. 26-vjeçari shihet si lojtari kryesor i Interit dhe për këtë arsye klubi italian ka vepruar shpejt duke i siguruar shërbimet e tij edhe për pesë vjetët e ardhshëm.

Lautaro iu bashkua Interit në vitin 2018 dhe ka të fituar një titull kampioni të Italisë. Këtë edicion, ai ka shënuar 15 gola në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Artikulli paraprakSkuadrat e mëdha kalojnë tutje, dy të Superligës eliminohen.
Artikulli tjetërMbrojtësi i Barcelonas theu nofullën, por luan me maskë