Laura Fazliu ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Kampionatin Evropianë për kadetë që po mbahet në Lituani.
Ajo në luftë për vendin e tretë e mposhti xhudisten nga Luksemburgu, Anetta Mosr në kategorinë deri 63 kg, transmeton Koha.net.
Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook bën të ditur se kjo është medalja e parë për Kosovën për vajza në grupmoshën U18.
“Bravo Laura, e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë. Medalja e parë për Kosovën për vajza në grupmoshën U18”, thuhet në postimin e Federatës së Xhudos.
Kurse Driton Kuka ka shruar, “Laura Fazliu e bronztë në Evropian U18. 5 fitore, një humbje kategoria 63 kg.
Koha.net