Zidane ka dhënë dorëheqje dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më trajneri i Real Madridit.

Gjatë një konference për mediat trajneri francez ka zyrtarizuar ndarjen e tij me “Los Blancos”, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Mediat spanjolle kanë publikuar menjëherë lajmin në lidhje me pasardhësin e tij.

Arsene Wenger, trajner i lirë pas largimit nga Arsenal, është kandidat i zgjedhur nga Perez.

Kurse, një tjetër opsion është edhe trajneri në largim nga Chelsea, Antonio Conte.

Të presim zyrtarizimin gjatë orëve në vijim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here