Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge nuk është i kënaqur me minutat që ka pasur në dispozicion këtë stinor me Liverpoolin.

Sulmuesi anglez ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Jurgen Klopp dhe në të shumtën e rasteve është lënë në bankën e rezervistëve nga gjermani.

Kjo situatë nuk po i pëlqen reprezentuesit të Anglisë, i cili sipas gazetës ‘Mirror’, po shqyrton mundësinë e largimit nga Anfield në muajin janar.

Sipas raportimeve që vijnë nga Anglia, skuadrat West Ham United dhe Stoke City kanë shfaqur interesim për sulmuesin.

Artikulli paraprakBarazimi i askujtë
Artikulli tjetërSpekulime të mëdha, por PSG tërhiqet nga gara