Zlatan Ibrahimovic u largua nga Manchester United.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet klubi anglez, ndërsa Jose Mourinho u pajtua që ta lirojë lojtarin edhe para përfundimit të kontratës që atij i skadonte në qershor të këtij viti, përcjell Korneri.net
L.A Times gjatë paraditës së sotme ka raportuar se Ibrahimovic është marr vesh me LA Galaxy.
Ndërsa, pasdite edhe Manchester United zyrtarisht e vërtetoi largimin e boshnjakut, i cili karrierën do ta vazhdoj në SH.B.A-së.
Njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë në 10 vitet e fundit, Ibrahimovic, nënshkrimin zyrtarë me klubin nga LA do ta realizojë gjatë javës më së largu në vikendin që po vjen, kurse vlera e kontratës do të jetë 3 milionë dollarë, shkruan ESPN. /Korneri.net