Ndarja nga dashuria e jetës që kishte, nga amaneti që ia kishte lënë babai i tij, Silvio Berlusconi pas 31 viteve e shiti klubin Milan për 740 milionë euro, e së bashku me të largohet edhe njeriu që konsiderohet eksperti i transferimeve në botën e futbollit, dora e djathtë e Berlusconit dhe pa asnjë dyshim njeriu që ka ditë të blejë lojtarët më të mirë në historinë 30 vjeçare të klubit që menaxhohej nga Berlusconi.

Adriano Galliani që është shumë afër të jetë kryesor i Lega Calcio, largohet nga Milano me lotë në sy, por me krenari të madhe, me kokë lartë sepse ai ka qenë makina perfekte e rosonerëve ndër vite, truri i skuadrës pasi vetëm ai ka ditur t’i sjell futbollistët më cilësor në treg.

Gjatë këtyre 30 viteve ka arrit marrëveshje me lojtarë të kalibrit të ndryshëm, andaj po t’i shkruar të gjithë sigurisht se do të kalonin ditë të tëra.
Galliani dy shumë vështirë mund të del tek Milano, vetëm nëse djali i tij ka mësuar për këto vite si punohet në mënyrë që vitet e ardhshme edhe ai të kyqet në punën që e kishte bërë babai i tij në mënyrë të përkryer.

Artikulli paraprakMascherano i jep fund aventurës te Barcelona, e pas tij edhe…
Artikulli tjetërRonaldo: Ja çfarë mendova pas penalltisë së Vidalit