Eliminimi nga FIBA Europe Cup, do të ndryshoj edhe skenarët te Sigal Prishtina.

Pas largimit të Dardan Berishës dhe Drilon Hajrizit, tashmë nga klubi kryeqytetas po largohet sigurtë edhe basketbollisti anglez, Andrew Lawrence, shkruan Korneri.net.

Edhe vet drejtori sportiv i Sigal Prishtinës, Florian Miftari para pak ditësh kishte deklaruar se në rast të eliminimit nga garat evropiane janë disa lojtarë që kanë kontratë deri në këtë kohë, dhe më pas janë të lirë të largohen, andaj Lawrence tashmë është duke i bërë valixhet gati.

Pas tij, siç mëson “Korneri.net” do të largohen edhe dy lojtarët tjerë të huaj, Wayne Martin dhe Maxie Esho që poashtu nuk kanë kontrata më të gjata me klubin tonë.
Duke e ditur që kampionati ynë është shumë i dobët, Sigal Prishtina ndoshta nuk ka edhe nevoj të madhe për lojtarë të huaj. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Bomba” e merkatos nga Franca: PSG kërkon…. në janar!
Artikulli tjetërF1 zbulon kalendarin e 2018-s. Rikthehen Gjermania e Franca