Duke e falënderuar për kontributin e madh të dhënë dhe për energjinë e treguar në fushë, klubi i Feronikelit njofton që pas përfundimit të këtij kampionati, Ben Hamed Kone nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Për këta muaj sa qëndroi tek klubi ynë, ai u adaptua shumë lehtë me lojën dhe u familjarizua shumë shpejt me lojtarët, por aventura e tij në klubin dhe shtetin tonë përfundon këtu,shkruan Feronikeli.

Skuadra e falenderon për atë që ka bërë për Feronikelin dhe i dëshirojmë fat në kampionatin zviceran, ku do ta vazhdojë karrierën e mëtutjeshme.

Artikulli paraprakFutbollisti i Realit largohet nga Botërori dhe jep shembullin ideal: Nuk jam në gjendje të ndihmoj Kombëtaren
Artikulli tjetërBrazili publikon listën ‘Rusi 2018’, e penalizojnë dëmtimet