Kandidati kryesor për president i Barcelonës, Joan Laporta, siguron mbështetësit “blaugrana” se Lionel Messi do të bindet nga projekti i tij. Ai u shpreh i bindur se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do ta “tradhtojë” ekipin për ca para më shumë.

“Messi nuk udhëhiqet nga paratë, ai dëshiron të fitojë përsëri Championsin. Jam i sigurt se do ta pëlqejë shumë projektin tim sportiv. Do t’i bëj një propozim, që mund të përmbushë ambiciet e tij. Messi e di këtë. Ai nuk mund të mashtrohet si në sezonet e kaluara. Mendoj se kam një avantazh si kandidat në zgjedhje, për shkak të marrëdhënies dhe vlerësimit reciprok. Nëse Messi më thotë “jo”, Barça vazhdon përpara. Por, është diçka që nuk e mendoj. Ai dëshiron të qëndrojë. Nëse jo, ne do të vazhdojmë…”.

Laporta, i cili e ka mbajtur më herët postin e presidentit të Barcelonës, zbuloi se ka patur oferta për Messin nga Interi.

“Nga Interi, po. Ishte një shumë për të cilën mbase një president tjetër do të kishte treguar dobësi. Ata folën për klauzolën, u thashë jo dhe zikaltrit u tërhoqën”.

/Supersport.al

Artikulli paraprakHow SavePorno Mobile Works And What Is Frees
Artikulli tjetërI skadon kontrata në verë, Barça futet në garë për Agueron