Në Kataluni po flitet se Juan Laporta, është favoriti më i madh për tu emëruar president i Barelonës.

Ai edhe më herët ka qenë i pari i klubit, pasi në edicionin 2003-04 e nisi apo më saktë dnërtoi skuadrën më të mirë ndonjëherë që konsiderohet me atë të Milanos 1989/90 si ndër më të fuqishmet në historinë e futbollit, përcjell Korneri.net

Për gjashtë vite Laporta fitoi hiq më pak se 12 trofe, prej tyre 2 Champions League dhe 4 titujë në La Liga, kurse është ai që e rriti të madhin Lionel Messi, në kohën kur në skuadër kishte edhe Samuel Eto’o dhe Ronaldinho.

Laporta ka folur shumë për të ardhmen e Leo Messit, por përveç që shpreson shumë që ai do të mbetet te Barcelona, megithatë ka thënë se nëse do të jetë e kundërta, Barcelona duhet të vaqzhdojë rrugetimine dhe pa të.

Në fund të deklaratës së tij dhënë “El Larguero”, Laporta për herë të parë e pranoi se Inter i kishte dërguar një ofertë marramendëse që sipas tij çdo president tjetër do të ulej për ta diskutuar, mirëpo ai e kishte refuzuar pagesën e klauzolës nga ana e gjigantit italian, që më pas ishte tërhequr. /Korneri.net  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here