Vetëm pak orë pasi është dakorduar për të vazhduar karrierën me Trepçën’89, njëri ndër mbrojtësit më të mirë kosovar, Lapidar Lladrovci ekskluzivisht foli për redaksinë tonë “Korneri.net.
Ai u nda shumë i kënaqur që arriti marrëveshje me klubin mitrovica, e në veçanti ka falënderuar kryetarin e klubit Abedin Zeka për mundësinë e dhënë.

“Jam i lumtur më në fund që kjo histori mbaroj. Trepça ‘89 është skuadra që luan futbollin më të mirë në Kosovë, dhe gjithmonë e kam cekur se e adhuroj shumë stilin e lojës së tyre. Kanë një kryesi shumë serioze dhe që ka objektiva afatgjata. Falënderoj shumë kryetarin Abedin Zeka i cili tregoj interesim dhe vendosshmëri që të më sjellë në Mitrovicë. Shpresoj shumë që këtë vit të kurorëzohemi me titullin kampion pasi që është synim i kahershëm i 89-shit, ndërsa me lojërat e këtij stinori ka treguar se e meriton padyshim titullin e kampionit.”

I pyetur për eventurën e shkrurtër te Besa e Pejës, Lladrovci përgjigjet kështu.

“Më vjen keq se si rrodhen ngjarjet në Pejë. Nuk më ka ndodhur asnjëherë që të mos më zbatohet marrëveshja kudo ku kam luajtur. Vërtetë gjynah për një ekip me emër në futbollin e Kosovës me emrin Besa të udhëhiqet nga njerëz të “pabesë” të cilët e shfrytëzojnë klubin për fushata politike. Të mos paguhen lojtarët nga 2 muaj ndërsa trajnerët deri në 4 muaj, vërtetë është marri. Ju uroj suksese lojtarëve të Besës dhe i falënderoj për mikëpritje”, ka deklaruar për “Korneri.net”, Lapidar Lladrovci.

Artikulli paraprakEkskluzive/Zekirija Ramadani: Jam i lumtur që Lladrovci është pjesë e jona! “Digitalb Kupa” sivjet është e paparashikueshme….
Artikulli tjetërDardanët me ofertë fenomenale