Asnjë titull gjatë 13 viteve. Ky është bilanci negativ i Arsene Wenger i cili pas 21 vitesh bashkëpunimi në fund të sezonit do të vendosë të largohet nga skuadra e Arsenalit.

Drejtues të klubit po mendojnë për trajnerin që do të zëvendësojë Wengerin, ku në kartë janë dy opsione: Allegri ose Rafa Benitez.

Sipas mediave angleze në skenë ka dalë një emër i ri, madje një trajner shumë i njohur në Angli i cili më parë ka drejtuar Liverpool-in dhe Chelsea-in, Rafa Benitez.

Por këto nuk janë alternativat e vetme të Arsenalit e cila po shqyrton edhe opsionet e tjera si: Luis Enrique, Thomas Tuchel dhe Leonardo Jardim.

Artikulli paraprakZyrtare: Vicente Calderon mirëpret finalistët e Copa del Rey
Artikulli tjetërBanega largohet nga Inter për tu transferuar te…