Peter Bosz nuk do të jetë më trajneri i Borusia Dortmund. Humbja e fundit në kampionat me shifrat 2-1 ndaj Werder Bremen ka caktuar edhe fatin e teknikut, për të cilin bordi ka vendosur se nuk mund të vazhdojë më të drejtojë ekipin që nuk i përgjigjet në fushë.

Sipas “Bild”, shefi ekzekutiv i klubit, Hans Joachim Watzke dhe drejtori sportiv Mikael Zork, u mblodhën në zyrat e klubit pas ndeshjes dhe vendosën për shkarkimin e trajnerit. Megjithatë, zyrtarizimi i ndërperjes së bashkëpunimit do të bëhet gjatë ditës së nesërme pasi janë disa detaje kontraktuale të palëve që duhen zgjidhur.

Bosz mori drejtimin e Borusia Dortmund gjatë verës. Pas një fillimi premtues, ai dukej se do të drejtonte skuadrën në rrugën e ttitullit kampion. Por gjithçka ka marrë fund me një seri prej 8 ndeshjesh pa humbje të skuadrës që është në vendin e 7 dhe gjendet 13 pikë larg Bajernit kryesues.

Artikulli paraprakKanë 9 ndeshje pa fituar, flet kapiteni i Dortmundit: Ishte qesharake
Artikulli tjetërNuk ka fitues në derbin e 169. të Italisë, Juventus meritoi më shumë