Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe do të largohet nga “Santiago Bernabeu” për tu transferuar sezonin e ardhshëm te skuadra e PSG-së.

Lajmi është zyrtarizuar nga trajneri i njohur italian Fabio Capello i cili zbuloi detajet e takimit të mbrojtësit me klubin francez.

“Pepe te PSG është 100% e kryer. Ata u takuan në një hotel në Cardif”, ka thënë italiani.

Kujtojmë që Pepe tashmë është një futbollist i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Real Madridin.

Artikulli paraprakLazio ka dy opcione për pasuesin e Biglia….
Artikulli tjetërMarre, marre, marre në prag të stërvitjes së Përfaqësueses: Kallën kontinjerët para “Riza Lushtës”