Dita që tifozët e Juventusit dhe të Italisë nuk do të donin të vinte, me sa duket erdhi. Pas fitimit të titullit të 7-të radhazi në Itali, Gianluigi Buffon do të tërhiqet nga futbolli.
Ndeshja kundër Veronas (të shtunën) do të jetë e fundit për Buffon.
Në sfidën kundër Romës, Buffon ishte në stol, ndërsa kundër Veronas do të jetë titullar.
“Lamtumirën” nga futbolli i luajtur, kapiteni i Juventusit do ta lajmërojë të enjten, në një konferencë për shtyp.
Nisur nga fakti që Buffon ka lajmëruar për një konferencë për shtyp të enjten, mediat italiane kanë nisur të mendojnë se pikërisht këtë ditë do të njoftojë tërheqjen nga futbolli i luajtur.
Konferenca për shtyp do të mbahet në orën 11:30 në “Juventus Stadium”.