Dështimi ndaj Juventusit dhe humbja e titullit kampion ka bërë që Napoli të mendojë për të bërë një revolucion në ekip. Sezoni i ardhshëm pritet të jetë me shumë ndryshime, duke filluar që tek lojtarët që do të ketë shumë të rinj përfshirë drejtorin sportiv madje dhe trajneri pritet të jetë i ri.

Sipas raportimeve të bëra nga “calcionapoli24.it”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do e bëjë këtë revolucion me shkarkimin e drejtorit sportiv dhe ti futet punës për të blerë drejtorin e Lazios. Igli Tare është ky emri që kryeson listën e De Laurentiis dhe garancia e vetme për të udhëhequr Napolin drejt një suksesi, si ai i Lazios.

Sipas mediave italiane tashmë kanë nis negociatat e para mes Tares dhe presidentit të Napolit për të diskutuar kushtet e kontratës. Siç e dimë këtë vit Tare në Itali është vlerësuar si drejtori sportiv më i mirë. Po ashtu ish futbollisti kombëtares shqiptare është çelësi i suksesit të Lazios dhe kjo u vu re dje në fitoren e marrë dhe sigurimin e një vendi në Championsin e ardhshëm.

Artikulli paraprakPa Ligën e Kampionëve largohen…
Artikulli tjetërLajm fantastik për kosovarin: Shabani ftohet për ndeshjen e stinorit ndaj Real Madrid