Kanë qenë të panumërta përshëndetjet që i kanë bërë “miqtë”, por po aq të panumërta kanë qenë edhe ato që kanë ardhur nga “armiqtë”. Shokë skuadre dhe ish, trajnerë, drejtues, dhe më pas rivalët e tij të përhershëm, ata “kolegë” që e kanë pasur frikë në fushë, e kanë goditur, por që e kanë respektuar gjithmonë. Maldini, Buffon , Jovetic, Balotelli, Baresi, Javier Zanetti, Sergio Ramos, Florenzi, De Rossi, Juan Jesus, Perrotta, Candela, kampionë dhe ish-kampionë kanë përshëndetur nëpërmjet rrjeteve sociale Francesco Totti-n para ndeshjes së tij të fundit me Roma-n.

Paolo Maldini: “Loja jote… çfarë spektakli!”;

Buffon: “Më ka realizuar disa gola që janë kryevepra”;

Zanetti: “Perandori i fundit i Romës”;

miku Florenzi: “Ke qenë gjithmonë i pranishëm për mua”;

Daniele De Rossi: “Je unik”…

Me pak fjalë, kampionët e futbollit i janë bashkuar korit që është ngritur në “Olimpico” në nder të numrit 10 verdhekuq: “Ka vetëm një kapiten, Francesco Totti”…

Të gjithë televizionet e botës janë lidhur me “Olimpico”-n, ku janë të pranishëm pothuajse 600 gazetarë, që kanë ardhur nga Amerika, Meksika, Argjentina, Katar, Japonia, Irani.

Artikulli paraprakFerrari triumoi në Monaco, Vettel e Raikonnen i japin fund rekordeve negative
Artikulli tjetërMallkimi i Reusit, dëmtim i rëndë në ditën e trofeut