Pak minuta më parë, Lorik Cana komunikoi tërheqjen nga futbolli, ndonëse la një mundësi të hapur për t’u rikthyer pasi të kapërcejë dëmtimet dhe të rikuperohet plotësisht.

E sigurt është se 33-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares, një vendim që e komunikoi sërish përmes një statusi në rrjetet sociale, por ajo që bën habi është fakti pse zgjodhi që ta bënte një gjë të tillë në gjuhën angleze dhe jo në shqip.

Gjithë statusi në fakt ndërtohej mbi lamtumirën që Cana lajmëroi nga Kombëtarja kuqezi, e sërish zgjodhi që këtë gjë ta bënte në gjuhë të huaj.

Arsyeja është e çuditshme, por këtë e di vetëm ish-kapiteni se përse nuk e ka komunikuar njoftimin e tij për tërheqjen nga Kombëtarja në gjuhën shqipe.

Artikulli paraprakEtrit Berisha: Përpiqem të përfaqësojë të gjithë shqiptarët
Artikulli tjetërFIFA po i shqyrton kërkesat e lojtarëve të Kosovës, por akoma nuk ka…