Eric Cantona, një personazh kontravers dhe idhulli i tifozëve të Manchester United mendon se është njeriu i duhur që duhej të pasonte skocezin Sir Alex Ferguson në krye të pankinës së “Djajve të Kuq”.
“Mbreti Eric”, siҫ njihet ndryshe francezi në “Old Trafford” ngulmon se vetëm emërimi I tij si trajner i 13-herë kampionëve të Anglisë mund të kthejë atë në botën e futbollit.
“Vetëm unë mund ta pasoja Fergie-n, askush tjetër. Mbase kjo është arsyeja që ata ende nuk kanë fituar Premier League-n që nga 2013 ”, deklaron “7” e famshme e Manchester United.
Ferguson la stolin e “Djajve të Kuq” në vitin 2013 duke u tërhequr përfundimisht nga futbolli.
Pasuesit e tij, David Moyes dhe Louis Van Gaal nuk arritën asnjëherë të ndërtonin një ekip pretendent për titull.
Cantona, i cili “vari këpucët në gozhdë” në vitin 1997, ka kritikuar largimin e brazilianit Neymar nga Barcelona pë rte PSG-ja.
“Tani ai do të luajë kundër Guingamp dhe Lorient “, ironizon 51-vjeҫari.

Artikulli paraprakKy Inter është fantastik, si lider pas një jave shkon te Juventus
Artikulli tjetërValencia gaboi rënd në ndeshjen e sotme