Kampionët aktual në NBA, Los Angeles Lakers vazhdojnë formën e lartë, pasi mbrëmë siguruan edhe fitoren e katërt radhazi, që është njëkohësisht e gjashta sezonale, në tetë ndeshje të luajtura.
Përballja në “FedExForum” ndaj Memphies Grizzlies ishte shumë e vështirë pasi Lakers shënoi fitore me rezultat të ngushtë 92-94. Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe fituan periudhën e parë, por më pas loja foli për Lakers, që fituan të tre pjesët e tjera, ndonëse me rezultat shumë të ngushtë, kjo falë formës së mirë të Lebron James e Anthony Davies, që shënuan gjithsecili nga 26 pikë. Te humbësit u dalluan Valanciunas, Brooks dhe Dieng me nga 13 pikë secili.

Ndeshje fantastike u zhvillua edhe në “Staples Center” të Los Angeles, ndërmjet Clippers dhe San Antonio Spurs, ku edhe këtu fitore shënuan mysafirët me rezultat 113-116.
Kawhi Leonard ishte në një formë spektakolare, pasi shënoi 30 pikë e 10 asistime, megjithatë të gjitha këto nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e tretë sezonale për Clippers, pasi në anën tjetër Mills dhe Murray ishin të pandalshëm duke shënuar 27 respektivisht 21 pikë.
Denver Nuggets regjistroi fitoren e tretë sezonale, pas triumfit 123-116 ndaj Minnesota Timberwolves në “Ball Arena”. Në ndeshjet e tjera, Brooklyn Nets fitoi 130-96 ndaj Utah Jazz, ndërsa Chicago Bulls fitoi në udhëtim 108-111 ndaj Portland Trail Blazers. /Korneri.net