Houston Rockets dhe Los Angeles Lakers përballen për herë të dytë këtë sezon dhe edhe në “Toyota Center” ishin sërish kampionët në fuqi ata që ia dolën të triumfojnë 100-117.

LeBron James ishte protagonist absolut pasi shënoi 26 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime, shifra që mund të ishin edhe më të mira po të mos kishte puhsuar në periudhën e fundit . Një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe ylli tjetër i skuadrës  Anthony Davies me 19 pikë të shënuara, ndërsa lideri i Houston Rockets, James Harden u ndal në vetëm  16 pikë të shënuara.

Ndeshje shumë interesante u zhvillua  në “Wells Fargo Center” ku Philadelphia 76ers mposhti  Miami Heat me rezultat 137-134, por vetëm pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll 120-120. Tërë ndeshja ishte pothuajse e barabartë dhe shumë e fortëm andaj u deshtën 5 minutat shtesë që të përcaktohet fituesi, e këtu më të mirë ishin vendasit tek të cilët më efikasi ishte, Joel Embiiid, që shënoi plot 45 pikë dhe 16 kërcime,  kurse Danny Green i shtoi 29 pikë, 10 kërcime e 6 asistime. Te humbësit pati hiq më pak se pesë basketbollistë më shifra dyshifrore, por më efikasit ishin, Tyler Herro me 34 pikë, Duncan Robinson me 26 dhe Gabe Vincent me 24 pikë të shënuara.

Përkundër mungesës së Demar DeRozan,  San Antonio Spurs, shënoi fitore në udhëtim te Oklahoma City Thunder me rezultat 112-102. Plot gjashtë basketbollistë te Spurs shënuan më shumkë se 10 pikë, ndërsa “violina” e parë ishte Lonnie Walker që shënoi 24 pikë, pesë më shumë se Kelhdon Johnson. Te vendasit më i miri ishte, Shai Gilgeous-Alexander me 20 pikë të shënuara.

Golden State Warriors pësoi disfatë pak sa befasuese pas një serie të mirë rezultatesh. Ata humbën nga Indiana Pacers në shtëpi me rezultat 95:104, me Myles Turner që ishte më meritori në këtë fitore të mysafirëve pasi shënoi 22 pikë e 12 kërcime, i ndihmuar nga Domantas Sabonis që i shënoi 18 pikë e 14 kërcime. Andrew Wiggins me 22 pikë dhe Stephen Curry me 20, ishin kryesorët te “luftëtarët”.

Pas dy humbjesh radhazi, Brooklyn Nets ia doli të rikthehet te fitorja, pasi mposhti Denver Nuggets me rezultat 122-116. Mysafirët edhe pse e mbyllën pjesën e parë me epërsi, 27-35, megjithatë në fund humbën pas reagimit të mirë të Nets.

Protagonist absolut ishte i madhi Kevin Durant, i cili shënoi 34 pikë e 9 kërcime e hiq më pak se 13 asistime. Ndeshja e fundit u mbyll me rezultat të thellë, pasi Utah Jazz fitoi në udhëtim te Cleveland Caveliers me rezultat 117-87, me Donovan Mitchell që shënoi 27 pikë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here