Janë zhvilluar katër ndeshje në NBA natën që e lam pas.

Los Angeles Lakers ia doli të ndal serinë pozitive të Detroit Pistons në “Staples Center”. Skuadra e fasmhme amerikne fitoi 113 :93 në shtëpi, poor ishte vetëm triumfi i tretë nga shtatë ndeshje të zhvilluara. Julius Randle ishte lider i Lakers me 17 pikë të shënuara vetëm një më shumë se Kyle Kuzma, ndërsa Larry Nance JR i shtoi 14 pikë të tjera, një më shumë se tre basketbollistë tjerë, Ingram, Ball dhe Caldwell-Pope.
Nga ana tjetër te Pistons me nga 18 secili ndeshjene përmbyllën Tobias Harris dhe Reggie Jackson.

Indiana Pacers shënoi fitoren e katërt në këtë edicion të ri pasi mposhti shumë lehtë Sacramento Kings 101:83. Gjërat morën fund që në pjesën e parë në të cilën Pacers shkoi në +24 pikë 54:30, andaj pjesa e dytë ishte formalitet.
Bojan Bogdanovic me 17 pikë ishte më efikasi te fituesit ndërsa pas tij qëndruan Thaddeus Young me 15 pikë dhe Victor Oladipo me 14.
Te humbësit u shquan vetëm Deaaron Fox me 18 pikë dhe Zach Randolph me 12.

Pas dy humbjeve rresht i kthehet fitores Phoenix Suns që mposhti 114:122 në udhëtim Brooklyn Nets. Devin Booker ishte i pandalshëm te Suns duke shënuar 32 pikë, mirëpo ksihet përkrahje të madhe edhe nga Mike James që i shtoi 24 pikë dhe T.J Warren që i shtoi 20 pikë e 11 kërcime. Te Nets u dalluan Dangello Russell me 33 pikë dhe Hollis –Jefferson me 21.

Dhe, në ndeshjen e fundit Oklahoma City Thunder regjistroi fitoren e katërt sivjet pasi mposhti Milwaukee Bucks 110:91, në duelin i cili mund të konsiderohej i mbyllur për mysafirët pa nis fare periudha e fundit pasi epërsia ishte +21 pikë 85:64.
Me 20 pikë të shënuara Paul George ishte lider i Thunder kurse Carmelo Anthony dhe Jerami Grant i shtuan nga 17 pikë secili.
Te Bucks për çudi vetëm një basketbollist shënoi pikë dyshifrore, Giannis Antetokounmpo me 28 pikë e 8 kërcime. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajm befasues nga Italia: Milan dhe Inter kërkojnë sulmues në Serie B
Artikulli tjetërInter-Torino, shiten mbi 65 mijë bileta