Mbrëmë janë zhvilluar vetëm katër ndeshje në NBA, ndersa ndeshja kryesore u zhvillua në mes LA Lakers dhe Oklahoma City. Skuadra e famshme amerikane mposhti në shtëpi Thunder 111:109, në një superndeshje dhe dramë basketbolli.  Lakers kishte epërsinë 100:87, dhe gati e humbi lojën e vet, por me trepikëshin e Nick Young (17 pikë), pesë sekonda para fundit ia mundësoi fitoren e tetë sezonale, të pestën në shtëpi.

Përveç Young lojë të mirë shfaqën edhe Timofey Mozgov me 16 pikë dhe Jose Calderon me 12. Te humbësit u dalluan Russell Westbrook me 34 pikë e 13 kërcime dhe Steven Adams me 20 pikë.

Chicago Bulls pësoi edhe humbjen e pestë në këtë edicion, edhe pse këtë pak kush ka mundur ta paramendonte sidomos pas epërsisë që kishin 31:17, dhe paraqitjes shumë të mirë, mirepo basketbollistët e Denver me një seri prej 24:0, arritën që ta shkojnë me +10 pikë dallim 41:31 dhe ta mbajnë konstant epëersinë deri në fund. Më meritorët në këtë fitore ishin Danillo Gallinari me 15 pikë dhe Jusuf Nurkic me 14 pikë e 14 kërcime. Te Bulls më efikasit ishin Jimmy Butler me 35 pikë dhe Dwayne Wade me 22.

Atlanta humbi në shtëpi nga NO Pelicans 94:112, në mbrëmjen e Tim Fraizer i cili shënoi 21 pikë e 14 asistime, ndërsa New York ishte më i mirë se Portland 107:103, Kristaps Porzingis ishte lider i vendasve me 31 pikë e 9 kërcime.

Artikulli paraprak‘Tronditet’ Real Madrid, Bale dhe Marcelo humbin gjithçka
Artikulli tjetërWest Ham pas kroatit