Mbrëmjet emocionuese në NBA janë të shumta.

Këtë herë Minnesota Timberwolves ka mposhtur skuadrën e Golden State Warriors me rezultatin 129-114, në një ndeshje ku ligjin e bëri Karl-Anthony Towns me 39 pikë e 9 kërcime. D’Angelo Russell u ndal në kuotën e 22 pikëve, kurse Malik Beasley në 20 pikë. Stephen Curry (34 pikë, 4 asistime, 5 kërcime) ishte i pafuqishëm të vendoste i vetëm fatet e ndeshjes.

Los Angeles Lakers ka marrë një tjetër goditje, këtë herë nga Dallas Mavericks me shifrat 104-109. LeBron James (26 pikë, 5 asistme, 12 kërcime ) u mundua ta nxirrte skuadrën e tij fituese në fund, por pa sukses, edhe pse Camelo Anthony shënoi 20 pikë dhe Russell WestBrook 12 pikë, 8 asistime e 6 kërcime.

Për skuadrën nga Teksasi lideri ishte i zakonshmi Luka Doncic, me 25 pikë, 5 asistime dhe 8 kërcime. Spikati edhe Jalen Brunson me 22 pikë, por ajo që ra në sy ishte fakti që vetëm një lojtar nuk shënoi te Dallas kundër Lakers.

Toronto Raptors është skuadra e radhës që mposht Brooklyn Nets, 109-108. Gary Trent J.r, me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë, kurse Pascal Siakam dhe Scottie Barnes realizuan nga 18. Boston Celtics nuk e kanë diskutuar Atlanta Hawks, duke e mposhti 107-98. Ylli i mbrëmjes ishte Jayson Tatum me 33 pikë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Trae Young.

Fitore edhe për Los Angeles Clippers, që ai doli kundër Houston Rockets. Ky duel përfundoi 113-100 dhe Ivica Zubac bëri një tjetër paraqitje të mirë, duke realizuar 22 pikë, si dhe regjistroi 12 kërcime. Marcus Morris Sr. shënoi 18 pikë, kurse Reggie Jackson një më pak. / oversport.tv

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here