Nata e Krishtlindjeve i solli fat skuadrës kampione në fuqi të NBA.

Ata shënuan fitoren e parë sezonale duke e  mposhtur në Staples Center Dallas Mavericks  me rezultat të thellë 138-115. Anthony Davis dhe LeBron James fituan betejën me Luka Doncic, me Davis që ishte koshashënuesi më i mirë me 28 pikë 8 kërcime e 5 asistime, kurse James i shtoi 22 pikë, 10 asistime dhe 7 kërcime. Luka Doncic ndeshjen e mbylli me 27 pikë e 7 asistime, ndërsa pas tij qëndroi Joch Richardson me 17 pikë.

Pas fitores në derbin ndaj Lakers, sërish fitoi Los Angeles Clippers që këtë herë e mposhti në udhëtim Denver Nuggets me rezultat 121-108. 24 pikët e Nikola Jokic dhe 23 të tjera të realizuara nga kanadezi Murray nuk i mjaftuan Denverit ndërkohë që për Clippers dyshja Paul George-Kawhi Leonard realizoi në total 44 pikë, duke i udhëhequr kalifornianët drejt fitores. George shënoi 23 pikë e 9 asistime kurse Leonard 21 pikë e 7 asistime.

Fitore shënoi edhe Brooklyn Nets në udhëtim ndaj skuadrës më të titulluar të NBA, Boston Celtics me rezultat të thellë 123-95. Rikthimi nga lëndimi i Kevin Durant i ka dhënë një tjetër ritëm skuadës pasi ai ndeshjen e mbylli me 29 pi,ë. Por më  efikas se ai ishte Kyrie Irving me 37 pikë e 8 asistime. Te humbësit u dallua Jaylen Broun me 27 pikë e 8 kërcime.

Një fitore të lehtë e mori edhe Milwaukee Bucks 138-99 ndaj Golden State Warriors, ndeshje ku u veçua Middleton me 31 pikë, ndërsa nënkampionët e Miami Heat kaluan pa probleme Neë Orleans Pelicans me rezultatin 111-98. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here