Befasia e natës në NBA vjen nga Los Angeles, ku Portland mposhti Lakers 115-107 të udhëhequr nga Damian Lillard me 31 pikë. Humbi përsëri Houston 124-111 nga Denver Nuggets, me triple-double të Nikola Jokic. Atlanta, ende pa italianin Gallinari, shkoi në tri ndeshje me fitore këtë sezon duke mundur Detroitin 128-120. Memphis fitoi ndaj Brooklyn (116-111 në kohën shtesë, por Morant lëndohet) dhe Utah e kaloi me mund të madh Oklahoma City (110-109, vendos Mitchell).

Lakers nuk luajti keq dhe për një kohë të gjatë të ndeshjes kishte epërsisë e rezultatit, mirëpo vendosi periudha e fundit e cila i takoi Blazers 31-22. Basketbollisti i dytë më efikas te Lillard ishte

Gary Trent jr me  28 pikë, 11 prej të cilave në periudhën vendimtare.  Fantastik ishte edhe  C.J. McCollum, i cili shënoi 20 pikë dhe 11 asistime. Nga ana tjetër,  LeBron James  shënoi 29 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, kurse  paraqitje të mirë tregoi edhe Dennis Schroder me 24 pikë .

Atlanta e siguroi fitoren krejt në fund të ndeshjes, edhe pse duhet thënë se epërsia ishte constant në anën e tyre, dhe në njëfarë mënyrë ata vetëm e ruajtën rezultatin në periudhën e fundit të siguruar më herët. Shtatë basketbollistë të Hawks shënuan pikë dyshifrore, ndërsa më efikasit ishin, Trae Young me 29 pikë dhe Bogdan Bogdanovic me 17 pikë, ndërsa te humbësit u dalluan Josh Grant dhe Josh Jackson me nga 27 pikë secili.

Ndeshja më dramatike ishte ajo ndërmjet Memphis dhe Brooklyn që shkoi në vazhdime e që në fund i takoi “arushave” që e fituan vazhdimin me rezultat 10-5. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe e barabartë dhe vendosën detajet e vogla në fund. Kyle Anderson ishte “violina” e parë te fituesit me 28 pikë, i ndihmuar edhe nga Dilllon Brooks me 24 pikë. Nga ana tjetër u dalluan Caris Levert me 28 pikë e 11 asistime dhe Timothe Luwawu-Cabarrot me 21 pikë.

Nuggets e kaloi me sukses Houstonin ku pas serbit Jokic më i miri ishte Jamal Murray me 21 pikë dhe Paul Millsap me 19. Te Rockets si zakonisht më i miri ishte James Harden me 34 pikë, 8 asistime dhe 6 kërcime.

Në ndeshjen e fundit përcaktues ishte Donovan Mitchell që i shënoi pikët vendimtare në fitoren minimale. Ai shënoi 20 pikë sa edhe Mike Conley, kurse 23 pikë i shënoi Bojan Bogdanovic.

Te humbësit Luguentz Dort ishte kryesori me 26 pikë, tri më shumë se Shai Gilgeous-Alexander. /Korneri.net  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here