Njëra ndër tri skiuadrat më të dobëta të Perëndimit, LA Lakers pësoi edhe një grusht të fortë në NBA pasi është deklasuar nga Dallas me rezultat 122:73. Ishte kjo humbja më e thellë e Lakers në vitet e fundit dhe e gjashta në shtatë ndeshjet e fundit, apo më saktë disfata e 32 sezonale.
Periudha e parë ishte më e balansuar pasi vendasit atë e përfunduan me 29:23, mirëpo me kalimin e kohës gjërat ndryshuan, e periudha e dytë përfundoi 38:11 apo pjesa e parë 67:33.
Deri në fund epërsia e Dallas shkoi në +49. Me efikasit te Mavericks ishin, Seth Curry me 14 pikë derisa Dirk Nowiztki, Deron Wiiliams dhe Wesley Matthews i shtuan nga 13 pikë secili.
Te Lakers vetëm dy basketbollistë shënuan pikë dy shifrore, Louëis Williams me 15 pikë dhe Jordan Clarkson me10.

Golden State fitoi në udhëtim te Orlando Magic me rezultat 118:98, fal atyre të përhershmëve.
Stephen Curry ishte lider i Warriors me 27 pikë, Klay Thompson i shtoi 21 ndërsa Kevin Durant 15 pikë e 10 kërcime. Te Orlando kryesori ishte Elfrid Payton me 23 pikë të shënuara.
Ishte kjo fitorja e 38 e Golden State që ka vetëm 6 humbje.

Edhe Toronto pësoi disfatë në shtëpi nga Phoenix 115:103, por për Suns ishte kjo vetëm fitorja e 15 karshi 29 humbjeve, ndërsa Raptors ka bilanc më të mirë 28/16.
Eric Bledsoe ishte i jashtëzakonshëm te fituesit pasi shënoi double-double fantastik 40 pikë e13 asistime. Pas tij qëndroi Devin Booker me 16 pikë.
Te humbësit u veçuan DeMarcus DeRozan me 22 pikë dhe Jonas Valanciunas me 16 pikë e 12 kërcime.

Ndërsa në ndeshjen e fundit Minnesota mposhti në shtëpi Denver 111:108, dhe atë në sekondat e fundit pasi tërë dueli ishte i barabartë. Më meritorët për fitoren e 16 të Timberwolves ishin, Karl-Anthony Toëns me 32 pikë e 12 kërcime, Andreë Wiggins me 24 dhe Shabazz Muhammad me 20 pikë të shënuara, ndërsa te Nuggets më të mirët ishin Gary Harris me 22 pikë dhe Nikola Jokic me 18 pikë.

Artikulli paraprakGriezmann te United? Ja arsyet që operacioni do të mbyllet me sukses!
Artikulli tjetërZYRTARE/ ‘Ibrahimovic i ri’ refuzon Realin. Zgjedh klubin e ri