LA Lakers mundën Miami Heat 106:93 dhe fituan titullin NBA pas sersië finale prej 4:2.

LeBron James arriti triple-double e tij të parë në finalen e këtij viti dhe fitoi një çmim për MVP të finales, hera e katërt për një unazë të katërt në karrierën e tij, përcjell Korneri.net

Për Lakers, ky është titulli i 17-të, dhe barazoi Boston Celtics me trofe në histori. Të dy klubet kanë fituar 34 nga 74 kampionatet e deri taninishme.

Titulli i fundit para këtij u fitua nga Lakers më 2010 pikërisht kundër Boston. Celtics morën titullin e tyre të fundit më 2008 në finale kundër Lakers. Në atë kohë, lojtari i tyre kryesor ishte Rayon Rondo, i cili tani është bërë lojtari i parë që fitoi dy  unaza në Boston dhe Lakers.

Kjo ishte finalja e gjashtë e Miamit, dhe e para që kur LeBron u largua më 2014. Ata kanë tre tituj nga ato gjashtë finale./Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here