Llapi është vetëm një ndeshje larg që të shpallet akmpion vjeshtor.

Lideri aktual në Vala Superligë në ndeshjen e fundit me gjasë tyë pjesës vjeshtore në stadiumin “Zahir Pajaziti”, e pret kampionin aktual Trepçën ’89, dhe në rast të fitores atëherë në pranverë do të nis garën për titull si skuadra e parë në tabelë, shkruan Korneri.net.

Por, lajmi më i mirë për trajnerin Tahir Batatina dhe për vet skuadrën është rikthimi i futbollistit me përvojë të madhe Hamdi Namani, i cili do të jetë një armë shtesë përballë mitrovicasve. Me Namanin në fushën e lojës, Llapi pret fitore të sigurtë dhe të dimëroj në vendin e parë të klasifikimit, edhe pse duhet pranuar se nuk do të jetë lehtë. /Korneri.net

Artikulli paraprakKrahasimi i renditjeve: Juve më mirë se vitin e kaluar, Interi i Spaletit rritje rekord
Artikulli tjetërTahir Batatina paralajmëron festën, po i ecën mirë edhe në turneun e 28 nëntorit