Mediat spanjolle gjatë mbërmes lansuan një lajm “bombastik”. Neymar është vetëm një hap larg Real Madridit.

Futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll thuhet se nuk ëhstë i kënaqur në Paris. Mediat e atjeshme shkruajnë se brazilianit nuk po i pëlqen qyteti, me bashkëlojtarët nuk po pajtohet si duhet, dhe se trajneri Emery po i shkon nerva. Me një fjalë…Neymar me gjithë dëshirë do të rikthehej në Spanjë për të luajtur me klubin më të trofeshëm në histori të futbollit, shkruan Korneri.net.

“Don Balon” ka shktuar se baba ii Neymar tashmë është takuar me Florentino Perez, i cili ndër vite është adhuruesi më i madh i brazilianit. Sipas ëktyre burimeve apo tabloid ii cili merret më së shumti me ekskluzivitete dhe lajme bombastike ka shtuar se ky transferim do të mund të realizohej që verën e ardhshme apo si zëvendësuesi i Ronaldos, i cili tashmë ka 32 vjet në shpinë dhe ngadal po hynë në fazën e fundit të karrierës.

Disi po dyshojmë në këtë skenar, por kush e di, në ditët e sotme në botën e futbollit gjithçka po është e mundshme, dhe kur në lojë është Real Madridi atëherë gjërat mund të bëhet realitet. /Korneri.net

Artikulli paraprakNë prag të ndeshjes së madhe në “San Paolo”, ka filluar dhuna mes tifozëve në rrugët e Napolit
Artikulli tjetërDeklasohet Sigal Prishtina, vjen humbja e parë