Tashmë është arritur marrëveshja ndërmjet Milanit dhe mbrojtësit uruguajan Martin Caceres.

Sipas informacioneve me të fundit në mediat italiane, Caceres do ti kryej nesër ekzaminimet mjekësore, por te Milan ekziston një skepticizëm i madh tek tifozët e skuadrës, pasi Caceres që një vit nuk ka zhvilluar ndeshje në fushën e blertë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, mirëpo nëse Caceres kalon me sukses testet mjekësore do të zgjidhte në një farë mënyre telashet në krah të mbrojtjes te Milan, pasi De Sciglio do të jetë jashtë aksionit për një kohë të gjatë, kurse Antonelli dhe Abate janë shumë larg formës së dëshiruar.

Artikulli paraprakZyrtare: Ronaldinho rikthehet te Barcelona
Artikulli tjetërBonaventura kryen me sukses intervenimin kirurgjik