Trajneri i skuadrës gjermane Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, u ka bërë me dije zyrtarëve të klubit italian Inter që Arturo Vidal është i paprekshëm dhe nuk do të largohet për asnjë çmim nga ekipi, shkruan “Korneri.net”.

“Vidal do të qëndrojë me ne. Ju kam thënë që miqve të mi, Sabatinin dhe Spalletti, të harrojnë këtë lojtar”, ka deklaruar Ancelotti në konferencën për media.

Ancelotti ka folur edhe për ndeshjen ndaj Nerazzurëve, e cila do të luhet sonte pas mesnatës./Korneri.net.

Artikulli paraprak‘Missini Sweets’ shtron drekë për KF Drenicën
Artikulli tjetërZyrtare: Serie A starton me 19 gusht! Ja orari i plotë i ndeshjeve…