Lajmi i minutës së fundit ka të bëjë me eksplodimin e një bombe në afërsi të autobusit të Borussia Dortmundit para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Monacos. Ndeshja mund dhe pritet të mos zhvillohet fare. Për momentin ka pak informacione më të hollësishme përveç që thuhet se Marc Bartra është lënduar dhe dërguar në spital.