Besa e Pejës ka qenë skuadra e fundit që kishte nis përgatitjet për stinorin e ri të garave, por e ka marr me seriozitetin më të madh të mundshëm fazën e parë të përgatitjeve para se të nisen në Antali të Turqisë. Mirëpo, para një lajmi të mirë erdhi një i keq, pasi dy përforcimet e fundit Fisnik Zuka dhe Erzen Salih tradhëtuan klubin duke u larguar pas vetëm pak ditësh.

Ata pa dhënë ndonjë arsye të fuqishme ikën nga Besa, por zyrtarët e klubit fal menaxherit të njohur kosovar, Naim Bahtiri, në orët e mbrëmjes së kaluar ka dërguar dokumentacionin e dy lojtarëve shumë cilësor që priten të jenë pjesë e klubit pejan. Që të dy do të vijnë nga Franca, dhe janë mesfushorë defanziv dhe ofanziv, apo më saktë lojtarë univerzal që mund të luajnjhë në disa pozicione.

I pari është futbollisti me përvojë të madhe 29-vjeçari Yacine Si Selam, i cili dikur ka luajtur në ligën e parë portugeze dhe së fundmi në ligën e tretë franceze, kurse i dyti është 19-vjeçari i Akademisë së klubit Sedan, Can Gokhan i cili mund të luajë si mesfushorë defanziv, por edhe në krah pa asnjë problem.

Pritet që gjatë ditës apo më së largu të enjtën të kryhen edhe çështjet burokratike në FFK-së, dhe këta futbollistë të udhëtojnë drejtë Kosovës, më saktë Pejës.

Artikulli paraprakGerrard e nisi punën në Liverpool
Artikulli tjetërFederer në aeroportin e Melbourne me…(Video)