Zinedine Zidane dorëhiqet nga Real Madridi me efekt të menjëhershëm pasi humbi titullin në LaLiga ndaj rivalëve të Atletico Madrid dhe u eliminua nga Champions League nga Chelsea.

Dyshimet mbi të ardhmen e ikonës së Francës u rritën pasi Madridi humbi titullin në LaLiga. Los Blancos gjithashtu u eliminuan nga Champions League në gjysmëfinale, dhe Zidane pritej të largohej në fund të sezonit edhe nëse Real Madridi do ta fitonte titullin, përcjell Korneri.net

Sportsmail raportoi në fillim të këtij muaji se Zidane do të largohej nga klubi pavarësisht nëse ata e siguruan titullin pasi ndien për disa kohë që ai nuk kishte mbështetjen e Florentino Perez.

Sipas të famshmes spanjolle “AS”, Zidane tashmë ka informuar si drejtorët e klubit ashtu edhe skuadrën e ekipit të parë se ai është larguar nga klubi. Francezi kishte qenë në krye të klubit në dy periudha që nga viti 2016 dhe ka fituar tre Liga të Kampionëve rresht, si asnjë trajner tjetër më parë.

Zidane pritet të jetë një shënjestër e menjëhershme për Juventusin ose ekipin kombëtar të Francës pas largimit të tij nga Bernabeu. Raul ose Allegri pritet të emërohen në krye të Real Madridit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here