Kombëtarja e Kosovës, pasi e mbylli në vendin e fundit fushatën eliminatore të Botërorit, dhe pas largimit të trajnerit Albert Bunjaku, po mendon për trajneri e ri në krye të stolit, shkruan ‘P.S’.

Presidenti i FFK-së, Vadil Vokrri, sipas mediave italiane, ka takuar italianin Rodolfo Vanoli, dhe flitet se tashmë ka një akord paraprak. Kosova, e pranuar në FIFA vetëm në 2014, duket se kërkon të provojë teknikët italianë, pas eksperiencave të Shqipërisë me De Biasin, dhe së fundmi me Panuçin.

Rodolfo Vanoli ka drejtuar klubi të vogla në Itali, ndërsa majën e ka arritur me Udinesen, në sezonet 2007-2009./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajm fantastik për tifozët e Real Madrid: Carvajal tejkalon problemet me zemër dhe rikthehet në stervitje….
Artikulli tjetërPrezantimi, Lorik Cana Ambasador i projektit “Grassroots” në Shqipëri