Jose Correia ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik.

I njohur ndryshe si Ze Turbo, futbollisti që ka luajtur për të rinjtë e Interit është huazuar në Portugali ku luan për Tondelan.

Sipas informacioneve të publikuara nga FcInter1908.it, thuhet se lojtari pësoi një aksident në autostradë duke marrë disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në Tondela dhe automjeti i tij tip “Mercedes” pësoi dëmtime të shumta duke dalë jashtë rrugës.

Artikulli paraprakFlet legjenda franceze: Arsenal është skuadër pa personalitet, por e admirojë…
Artikulli tjetërGranit Xhaka te Kosova? Gjithçka mbetet e hapur…