Lajm shokues për tifozët e Juventus në sekondat e fundit të afatit kalimtar veror. Axel Witsel nuk do të jetë futbollist i kampionit aktual italian, pasi gjithçka ka dështuar në sekondat e fundit nga pala ruse. Zenit nuk liron transferimin e belgut te Juventus, pasi një gjë të tillë po e kërkon trajneri rumun Mircea Lucescu. Ish trajneri i Shakhtar, kërkonte si zëvendësim të Witsel mesfushorin e Chelsea, Fabregas por nuk ishte e munduar andaj rumuni dëshiron ta ketë Witsel akoma në skuadër.
Pas dështimit të transferimit të Witsel, Juventus stopon kalimin e Hernanes te Genoa.
