Humbja në ndeshjen e fundit në “International Champions Cup” kundër Real Madridit nuk është asgjë krahasuar me atë që mund të ndodhë pas sfidës.
Gazeta spanjolle “AS” shkruan se në orët e fundit çështja “Robert Lewandowski” është rikthyer në vëmendje te “Galaktikët”.
Por, sulmuesi polak, ai i përmenduri sa e sa herë në kryeqytetin spanjoll, shihet si lojtari i ardhshëm i zgjedhur në merkaton e madrilenëve.
Mandje raportohet se dëshira për tu transferuar në “Bernabeu” ekziston nga sulmuesi polak dhe kontaktet e para tashmë kanë filluar.