Lajm i keq nga palestra e sporteve “Minatori”, në Mitrovicë aty ku po zhvillohet derbi kosovar në kuadër të Balkan League, Trepça – Peja. Ndeshja aktualisht është ndërprerë pasi tifozët vendas kanë hudhur gjësende të forta në parket me ç’rast gjyqatarët e takimit së bashku me delegatin morrën vendim të zbrazin tribunën ku ishin të vendosur “Torcida”. Fillimisht mitrovicasit refuzuan të largohen, mirëpo pas thirjeve të drejtueseve të “Torcidës”, tifozët liruan tribunën. Ndërkohë kjo nuk përfundoi këtu pasi në shejë revolte gjësende u hudhën edhe nga tribuna kryesore dhe tani gjyqtarët kanë kërkuar të zbrazet e gjithë palestra, në mënyrë që ndeshja të përfundoi pa tifozë.

 

 

Artikulli paraprakKinezët paralajmërojnë Premierligën, nuk do të ndalemi me kaq
Artikulli tjetërZyrtare: Trepça – Peja ndërpritet përfundimisht! Ja ç’farë dënimi i pret mitrovicasit…