I shumë kërkuari nga skuadrat më të mëdha evropiane, mesfushori uruguajan, Rodrigo Bentancur, tashmë mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i kampionit dhe liderit aktual në Serie A Juventus, pasi marrëveshja mes klubit italian dhe atij argjentinas Boca Juniors është finalizuar me sukses, bëjnë të ditur mediat italian, shkruan “Korneri.net”.

Edhe pse detaje dhe marrëveshjes financiare akoma nuk janë zbuluar, është bërë e ditur se vizitat mjekësore te Juventus Bentancur do ti kryej gjatë ditëve në vazhdim.

Për Bentancur të interesuara ishin Bayern, Milan dhe Tottenham, miërpo mesfushori zgjodhi Juventusin pasi oferta financiare ishte e kënaqshme.

Artikulli paraprakAubameyang dhe maska që mund t’i kushtojë dënimin
Artikulli tjetërLajm fantastik për Juventusin, katastrofal për Barcelonën…