E ardhmja e Kalidou Koulibaly vazhdon të mbajë në tension Napolin dhe tifozët e vet.

Sipas Il Mattino, trajneri i ri napolitan, Luciano Spalletti, i ka bërë të qartë klubit se ai e konsideron Senegalezin një bosht të pazëvendësueshëm të mbrojtjes, edhe pse agjenti i tij është në kontakt me disa emra të mëdhenj evropianë, Manchester United dhe PSG mbi të gjitha, përcjell Korneri net

Për De Laurentiis, në çdo rast, të paktën 60 milionë euro janë të nevojshme për ta shitur njërin ndër mbrojtësit më të mitrë në botë të momentit, por nëse trajneri kërkon me çdo kusht ta mbajë, atëherë shitja e tij nuk do të realizohet. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here