Karriera e Zlatan Ibrahimoviç nuk ka mbërritur në fund të saj. Lojtari suedez i klasit të lartë është operuar “me sukses”, në ligamentet e gjurit të djathtë, pas dëmtimit të pësuar në 20 prill në ndeshjen e kthimit të Europa League-s ndaj Anderlecht. Sipas agjentit të tij, Mino Raiola, dëmtimi nuk do ta detyrojë të tërhiqet, siç mendohej, dhe 35-vjeçari i Manchester United mund t’i gëzohet një “riaftësimi të plotë”.

Operacioni u krye në Pittsburgh, në SHBA, nga mjekët Freddie Fu dhe Volker Musahl, të cilët do të ndjekin edhe rehabilitimin e sulmuesit, pra, miti i Ibra-s do të vazhdojë të shfaqet në fushat e futbollit edhe për ca kohë.

Tashmë duhet vetëm pak durim dhe të paktën gjashtë muaj për ta parë sërish gjigantin nordik të shkelmojë topin. Nëse do të jetë United apo MLS, kjo do të zbulohet më vonë./Korneri.net.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Liridon Leci lirohet nga paraburgimi
Artikulli tjetërInter-Schick, kontaktet serioze