Pak ditë më parë jemi njohur me zgjedhjet e Milot Rashicës, Valdet Ramës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, të cilët preferuan që të largoheshin nga kombëtarja kuqezi për të veshur fanellën e Kosovës. Ndërsa u përfolën lojtarë të tjerë, të cilët ishin parashikuar që të largoheshin.

Trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli në një deklaratë për mediat kosovare deklaron se Amir Rrahmani është ai që do të lërë Shqipërinë për Kosovën. “Amir Rrahmani do ta zgjedh Kosovën. Është normale që ai do të zgjedhë Kosovën”, tha trajneri Sokoli, i cili vlerëson normale dhe zgjedhjen e Milot Rashicës.

 

Artikulli paraprakAs De Boer nuk i ndihmon Interit, Napoli i shpëtoi humbjes
Artikulli tjetërAmerika e “shkel” me të dyja këmbët Serbinë