Gjiganti italian Milan, është shumë afër transferimit të kapitenit të Lazio, Lucas Biglia, kontrata e të cilit skadon në vitin 2018 dhe javë më parë e bëri të ditur se nuk do ta vazhdojë.

Sipas Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium e pak çasteve më parë, oferta e Milanit për Biglia është e kënaqshme pasi Lazio do të përfitojë 22 milionë euro dhe bonuse prej 3 milionë euro.

Biglia te Milan, do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuset, ndërkohë Lazio pritet të përfitojë nga shitja e tij rreth 22 milionë euro që nuk duket të jenë problem i madh i kinezëve të Milan.

Se Biglia, tashmë ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Montellas, tregon fakti se edhe “Wikipedia”, e cilëson si lojtar të ri të AC Milan./Korneri.net.

Artikulli paraprakIsh-mesfushori i Juventusit: Higuain ishte më i dobëti në Kardif
Artikulli tjetërE thotë legjenda: Më kërkoi United, por isha i dashuruar me Interin…..